Rivaliteti për golat ka qenë gjithnjë prezent në mes tij dhe një shkodrani. Bëhet fjalë për sulmuesin vlonjat Daniel Xhafaj që ka qenë në garë me Vioresin Sinanin për t’i thyer rekordin prej 208 golash të shënuar në kampionat por nuk ia doli për pak. Xhafaj pas lënies së sportit, ka udhëtuar drejt Amerikës ku tashmë jeton bashkë me familjen e tij. Megjithatë interesin për futbollin shqiptar nuk e heq asnjëherë nga vëmendja.

Pasditen e sotme ai ka dhënë një intervistë për “visport” ku ndër të tjera, ka thënë diçka edhe për Vllazninë dhe rrezikun e saj të rënies prej kategorisë. Daniel Xhafaj në lidhje me këtë temë është shprehur: “Nuk do dëshiroja që Vllaznia të dalë nga kategoria. Është një emër i madh i futbollit shqiptar dhe duhet të afrojë lojtarë me peshë, sepse e shoh një skuadër të rrezikuar për të rënë nga Superliga”.
© shkodrasport.com