Flamurtari humbi në Gjirokastër dhe tashmë Kupat e Europës janë shumë larg, por matematika i mban ende në lojë vlonjatët dhe në 5 javët e mbetura ata do të tentojnë maksimumin e pikëve, duke nisur nga kjo e shtunë, kur do të presin në fushën e tyre Vllazninë.
Një lajm i keq për trajnerin Behari është se sulmuesi Danilo Alvesh nuk do të jetë sërish në dispozicion, madje rrezikon jo vetëm Vllazninë, por edhe Laçin javën e ardhshme.
Braziliani mungoi në Gjirokastër dhe Flamurtari vuajti në sulm. Ai vuan një dëmtim që në ndeshjen me Teutën, që rezulton të jetë më i rëndë nga sa u mendua në fillim.
Në pjesën e dytë ndaj Luftëtarit u aktivizua kapiteni Bushiç, i rikthyer nga një dëmtim i gjatë. Rikthimi i Bushiç qetëson disi stafi teknik të vlonjateve.
Për ndeshjen me Vllazninë kthehet edhe mbrojtësi Franc Veliu, pasi ka shlyer kartonin e kuq, ndërkohë që duhet parë gjendja e Ardit Hoxhaj. / Vipsport/