Futbollistët e përfaqësueses daneze bënë të mundur që shoku i tyre i skuadrës, Jonas Knudsen, të udhëtojë drejt vendlindjes për të parë vajzën e sapolindur.

Këtë e bënë duke prenotuar një avion privat, me të cilin Knudsen udhëtoi drejt Danimarkës, sigurisht edhe me lejen e trajnerit Hareide.

Lajmi u konfirmua nga Federata daneze e Futbollit, ndërkohë që skuadra pret rikthimin e shpejtë të futbollistit të Ipsëich Toën.

Knudsen, që u befasua nga gjesti i shokëve të tij të skuadrës, u bë baba të martën e kaluar, kur Danimarka kishte mbërritur në Rusi për kampionatin botëror të futbollit.

Knudsen nuk është rasti i vetëm në përfaqësuesen daneze që bëhet baba, dy javë përpara fillimit të Kupës së Botës.

Përpara tij ishte Christian Eriksen, që mori lejen nga stafi teknik për t’u larguar nga grumbullimi, për t’i qëndruar pranë të fejuarës dhe djalit të tij të porsalindur.

Eriksen nuk luajti në ndeshjen miqësore me Suedinë, por u kthye në kohë për të luajtur me Meksikën më 9 qershor, ku shënoi edhe një gol.