Pas largimit të Smajlit, I dyti që mund të ikë është rumuni Dragoi. Ai ka marrë tashmë disa oferta dhe mund të vendosë shumë shpejt për fatin e tij. Megjithatë pret edhe ofertën e munguar deri tani të Vllaznisë. Trajneri Bushati pas ndeshjes së fundit me Kastriotin I pyetur nëse edhe rumuni dhe malazezi Vujadinoviç do kishin fatin e Smajlit, është përgjigjur: “Dragoi dhe Vujadinoviçit I është bërë oferta nga ana e Vllaznisë dhe tashmë presim përgjigjen e tyre. Dragoi do largohet nga Shqipëria më datë 16 dhe deri atëherë ne shpresojmë të marrim një përgjigje positive prej tij”. I pyetur në lidhje me këtë deklaratë të trajnerit, rumuni që jeton prej vitesh në Amerikë, nuk ka dashur ta komentoj qartësisht atë por ka preferuar që ta devijojë. “Unë kam marrë disa oferta ditët e fundit si nga skuadra të kampionatit shqiptar ashtu edhe jashtë tij. Tashmë prej që drejtuesit e Vllaznisë “të zgjohen”. Nuk ka thënë asgjë më tepër. Përderisa ka përmendur fjalën “të zgjohen” do të thotë se ata ende nuk janë ulur ashtu siç duhet për të biseduar me autorin e pesë golave në kampionatin e fundit për ta. “Unë do largohem të premten për në Amerikë tek familja ime dhe deri atë ditë shpresoj të kem marrë një vendim se ku do të luajë sezonin e ardhshëm”- ka thënë dje përmes telefonit nga Tirana, ku ka preferuar të kalojë fundjavën  Dragoi. Në fakt, mesfushori 31 vjeçar prêt njëkohësisht që deri të premten edhe të likujdohet financiarisht nga ana e klubit, madje për këtë çështje ditët e fundit ai pat trokitur edhe në zyrat e Bashkisë por ka marrë përgjigje se nuk është problem që u takon atyre por drejtuesve aktualë të klubit.  Nëse do largohej edhe ky futbollist, nga më të mirët e kuqebluve në sezonin e fundit, problemet për stafin aktual të Vllaznisë do të shtoheshin për të gjetur lojtarët që do t’I zëvendësonin si atë ashtu edhe Smajlin.

www.shkodrasport.com