
Skënderbeu. Rumuni që do mbush 31 vjeç në muajin prill, ka qenë ndër aktivët për Vllazninë në ndeshjen e fundit në Korçë ndaj Skënderbeut. Ndonëse për tifozët, ndoshta nuk ka qenë në ditën e tij më të mirë, për stafin drejtues ka qenë në lartësinë e duhur sepse ka qenë I vetmi që me veprimet e tij ka nxjerrë skuadrën përpara. I pyetur nëse e kishte menduar fitoren në Korçë, vetë Dragoi do të shprehej: “Ne kur hyjmë në fushë, objektivi gjithmonë është për ta fituar ndeshjen. Për këtë edhe përgatitemi. Duke qenë kështu, në vetvete para ndeshjes, kam patur optimizëm se mund t’ia dalim dhe në fakt ia dolëm duke zhvilluar madje një lojë shumë të mirë teksa dominuam në çdo drejtim mbi kundërshtarin”.
Krahasimi. Për herë të parë ka mbërritur në Shqipëri për llogari të Kastriotit me të cilin ka patur përvojën e parë në futbollin tonë. Tashmë është tek Vllaznia, në përvojën e tij të dytë. I pyetur se ku ndjehet më mirë dhe cila përvojë do t’I vlejë më shumë në jetën e tij, Kristian Dragoi e pranon hapur se kjo aktualja ndjehet më komod. “Tek Vllaznia jam duke kaluar momente më të mira dhe sigurisht që këtu jam më I lumtur”-ka thënë ai. Por një nga arsyet që e ka bërë atë të ndihet më mirë në Shkodër, janë tifozët e zjarrtë të Vllaznisë që e shoqërojnë kudo, e mbështesin dhe e inkurajojnë. “Tifozët është e vërtetë se më kanë përkrahur që në momentin e parë kur kam mbërritur në Shkodër dhe pikërisht kjo mbështetje e tyre, më jep forcë dhe më motivon edhe më shumë për të bërë më të mirën në çdo ndeshje kur luaj”-ka thënë mesfushori rumun.
Kukësi. Të shtunën ndërkohë Vllaznia do ketë një kundërshtar tjetër të fortë përpara dhe pikërisht ekipin e Kukësit. I pyetur në lidhje me këtë ndeshje, Dragoi do të shprehte optimizëm në fjalët e tij duke thënë: “Shanset më të mëdha për ta fituar ndeshjen besoj se I ka Vllaznia. Luajmë në fushën tonë, para tifozëve tanë dhe unë jam entuziast se do të bëjmë një tjetër paraqitje të mirë dhe do të marrim një tjetër fitore”.
Gjergj KOLA