Sportisti i klubit të xhudos Vllaznia Dardan Cene ka marrë pjesë në turneun ndërkombëtar të moshave zhvilluar në Rijeka të Sllovenisë dhe ka zënë vendin e parë në peshën e tij duke merituar edhe medaljen e artë të këtij aktiviteti. Ky është një turne shumë i rëndësishëm që zhvillohet çdo vit me pjesmarrjen e shumë sportistëve nga vende të ndryshme të Europës. Cene përveç Vllaznisë ka përfaqësuar në këtë aktivitet Shqipërinë dhe suksesi i tij merr përmasa edhe më të mëdha. I shoqëruar nga trajneri Anton Cena, ky sportist ka konkurruar në peshën deri 27 kg dhe i ka sfiduar të gjithë kundërshtarët e tij duke fituar edhe finalen dhe më pas është ngjitur në podium duke merituar medaljen e artë nga organizatorët.


Sigurisht që ky është sukses sepse tashmë vendet e para për sportistët e Vlllaznisë nuk po rregjistrohen vetëm në Kosovë dhe Mal të Zi, por edhe në Slloveni tashmë. Kjo tregon se me xhudistët punohet mirë dhe kjo është shumë pozitive.
www.shkodrasport.com