Superliga e Kosovës këtë verë është shndërruar në një destinacion shumë të pëlqyer për lojtarët e Kategorisë Superiore. Korrektesa financiare dhe qetësia, që ofrojnë klubet e Kosovës, duket se i kanë joshur yjet e Superiores të zbarkojnë në Dardani, teksa duhet të themi se plot 12 lojtarë deri tani kanë lënë Shqipërinë dhe kanë zbarkuar në Kosovë.

Nëse këtij numri i shtojmë edhe Lilajn e Micin, të cilët kanë kaluar pjesën më të madhe të karrierës në Superiore, mund të themi se ky numër shkon në 12. Një “bastisje” masive e klubeve dardane ndaj atyre shqiptare, me Gjilanin, Prishtinën e Ballkanin, që kanë arritur të sigurojnë shërbimet e lojtarëve më të kërkuar të skuadrave të Superiores. /vipsport.al/

Lista e lojtarëve të transferuar nga Shqipëria në Kosovë:

Gjilani: Enea Koliëi (Skënderbeu), Arbër Ëyrbja (Teuta), Besar Musolli (Kukësi)

Llapi: Eglentin Gjoni (Laëi), Arlis Shala (Luftëtari), Ardit Peposhi (Bylis).

Prishtina: Sabien Lilaj (Nez Tziona), Gledi Mici (Shkëndija).

Ballkani: Bajram Jashanica (Skënderbeu), Nazmi Gripshi (Skënderbeu).

Feronikeli: Ilir Avdyli (Kukësi), Bedri Greca (Laëi).

Drenica: Valdo Zeqaj (Flamurtari).

Trepça ’89: Kreshnik Nebihi (Flamurtari).