33 vjeç mbush sot Darko Bulatoviç, por paraqitjet e tij ne fushen e lojes e shfaqin si nje djalosh te mire. Mbrojtesi malazez i Vllaznise sot e ka feste sepse ka ditelindjen dhe padyshim qe kjo dite do te kalohet ne menyren e duhur prej tij.
Por ajo qe tifozet e Vllaznise dhe jo vetem kane nder mend ne keto momente, eshte respekti per kete futbollist. Shume i thjeshte brenda dhe jashte fushe, ai gjithmone mundohet te jape me te miren, si ne krahun e majte te mbrojtjes apo dhe ne qender te ketij reparti ku eshte duke u aktivizuar tashme.
Bulatoviç po luan sezonin e tij te dyte ne kampionatin shqiptar me kuqeblute dhe padyshim qe jo vetem eshte ambjentuar mire, por edhe e njeh mire ate dhe gjithe kundershtaret ne fushen e lojes.
Pozicional ne nderhyrjet e tij, luftarak dhe me grinte ne çdo nderhyrje, 33 vjeçari nga Mali i Zi po ben mire te Vllaznia dhe prandaj ka fituar edhe respektin e te gjithe shokeve te skuadres, stafit teknik, drejtuesve te klubit por edhe tifozeve te shumte te Vllaznise.
Nje lojtar qe nuk e sheh kurre ne media, nje lojtar qe nuk ka asnjehere pretendime, por gjithmone i devotshem per te zbatuar me perpikmeri detyrat qe i ngarkohen. Gazeta “Shkodra Sport” nderkohe i uron Darkos edhe 100 vite te tjera te lumtura!