Keidi Bare është duke u rekuperuar nga dëmtimi i gjatë që e la prej muajsh jashtë fushave. Mesfushori shqiptar i është bashkuar grupit në fazën përgatitore për sezonin e ri, ku po stërvitet fort për të qenë sa më shpejt në formë të mirë fizike. Bare ka folur për mediat, ku tregon se dëshiron të qendrojë gjatë në radhët e Espanjolit, në të cilin listohet si një nga kapitenët e mundshëm të ekipit. Një vendim i tillë do ishte i mirëpritur nga mesfushori, që gjithashtu është krenar për mbështetjen e madhe të tifozerisë bardhekaltër.
“Tashmë jam duke u stërvitur me ekipin dhe ndihem mirë fizikisht dhe shumë mirë mendërisht. Tani stërviteni fort. Shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm, të vazhdojmë dhe t’i bëjmë gjërat mirë”.
Pozicioni në fushë: “E vendos trajneri dhe për sa kohë që unë jam në fushë nuk më intereson, do të luaj ku të dojë ai. Së pari është skuadra dhe më pas pozitat janë çështje tjetër.
Objektivi: “Dëshira ime shkon dita-ditës, nuk shkoj më tutje. Të gjithë e dimë që duhet të stërvitemi fort për t’i bërë gjërat mirë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk më pëlqen të ‘shes’ diçka që nuk e di”.
Mbështetja e tifozëve: “E vërteta më mbush me krenari sepse të gjithë “papagajt” më kanë pritur shumë mirë dhe këtu ndihem shumë mirë, ndihem si në shtëpinë time. Nuk e di pse është (dashuria e njerëzve) por ju falënderoj. Pa tifozët ne jemi askush. Tifozët shtyjnë shumë në ndeshje dhe ne kemi detyrimin të japim gjithçka në fushë”.
Shiriti i kapitenit: “Këtë e vendos trajneri dhe grupi. Jam i përgatitur për gjithçka”.
Rinovimi me Espanjolin: “Do të doja të isha këtu për një kohë të gjatë sepse ndihem shumë rehat dhe i dashuruar. Rinovimi është diçka tjetër dhe të shohim ç’do të ndodhë”, ka deklaruar Keidi Bare.