Klubi i Real Sociedad ka lëshuar një deklaratë ditën e sotme, duke raportuar se pas testeve të kryera për koronavirus, David Silva ka rezultuar pozitiv.
Ish-futbollisti i Manchester City, ka kryer testin ditën e sotme, ku ka rezultuar i infektuar me koronavirus.
Lojtari tashmë është i izoluar dhe ka qenë asimptomatik në çdo kohë.
Silva këtë merkato i është bashkuar Real Sociedad, pas përfundimit të kontratës me Manchester Cityn.