I ftuar në emisionin “Pressing” në “Abc News”, ish-tekniku i Kombëtares, De Biasi është shprëhur ndër të tjera se puna e trajnerit duhet vlerëzuar, por gjithashtu ëshët shprehur se skuadra ka bërë hapa përpara, sepse kur e mori ai drejtimin, Shqipëria renditej në vendin e 83-të në renditjen e FIFAS, ndërsa me të shkoi në vendin e 22-të.
“Me skuadrat që luanin kundër nesh unë u mundova të krijoja probleme atyre me ndryshimin e lojës.
Aftësia e një trajneri është që të mësojë situatën ndaj kundërshtarit. E rëndësishme është që me lojtarët të krijosh besim dhe të jenë në qendër të vëmendjes.
Me lojtarët duhet ndërtuar një grup që luajnë mirë me skuadrat e tyre. Përsa i përket ndryshimit të formacionit, gjithmonë duhet parë edhe gjendja e lojtarëve që janë në dispozicion dhe të zgjedhësh mes tyre.
Kur erdha unë Shqipëria ishte në vendin e 83-të në FIFA dhe shkuam në vendin e 22-të dhe nga eksperienca them që punën e trajnerit duhet t’ia njohin të gjithë”.