Emri i ish-trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi është përfolur shumë në mediat italiane për të marrë drejtimin e skuadrës së SPAL, që është pjesë e Seria A.
Kjo skuader nuk po kalon një moment të mirë dhe humbja e fundit në kampionat ndaj Milanit i ka ndërlikuar edhe më shumë pozitat në tabelën e klasifikimit.
Por, gjatë ditës së djeshme De Biasi i ka kthyer përgjigje përfundimtare drejtuesve të klubit italian.
Trajneri nuk ka pranuar të marrë përsipër këtë barë, ashtu siç kanë bërë edhe Reja e Guidolin, që kanë refuzuar të ulen në stolin SPAL.
Rreziku që skuadra të bjerë në Seria B është i madh dhe trajnerët nuk duan të mbajnë këtë peshë mbi supe.
De Biasi pas largimit nga kombëtarja kuqezi,pati një aventurë të shkurtër në Spanjë te skuadra Alaves dhe aktualisht është i papunë. /EDS/