Opinion nga Roland Çomo
De Biazi eshte nje trajner profesionist. E mori perfaqesuesen shqiptare ne nje moment te veshtire ku u larguan nga futbolli disa lojtare titullar dhe per ata qe e njohin futbollit ne keto situata çdo skuader ka probleme deri ne konsolidimin e grupit,por megjthate De Biazi ne nje kohe te shpejte formoi nje grup lojtaresh te rinj me shume perspektive dhe perzgjedhjet e tij na dhuruan vertete ndeshje dhe rezultate te mira.
Kombetarja jone per here te pare u be vertete nje skuader e forte per t’u mundur edhe jashte fushe, perjashto ndeshjet e fundit ku disa gabime ne mbrojtje na ndeshkuan. Po themi gabime se personalisht sidomos ne ndeshjen me Islanden, ishim me shume se gabime.De Biazi sulmohet nga nje grup specialistesh vendas te paafte dhe ziliqar per punen e tij, por dhe ndaj trajnereve te tjere te huaj. Keta specialiste me zedhenesin e tyre Sinematin & Co apo ndonje tjeter, te cilet e kalojne diten neper mejhanet e Tiranes me qofte e raki, marrin persiper te fyejne dhe sulmojne trajnerin e Kombetares dhe djersen qe derdhin lojtaret ne fushe duke i ngacmuar dhe ushtruar presion edhe ditet e ndeshjeve per te mos i lene te qete te pregatisin dhe ndeshjet duke permendur jo largim trajneri, jo çmim i larte etj apo te ndonje lojtari qe kerkon te luaj ne formacion edhe pse si thote populli “e ka lene takati”. Nuk ka te beje fare, jemi vend i madh apo i vogel, paga e trajnerit te perfaqesueses duhet te jete e larte sepse ketu prezantohet shteti Shqipetar ne veprimtari nderkombetare dhe nuk duhet te diskutohet paga ketu. De Biazi eshte trajner profesionist dhe normal do te respektoje dhe vehten e tij. Çfare kerkoni ju, te uli koken si nje pjese e trajnereve vendas qe pranojne te punojne ne te zeze dhe flaken ne rruge per dy ose tre jave? Une gjykoj qe Federata duhet te rinovoje me De Biazin pasi grupi i krijuar me ndonje korrigjim ne mbrojtje garanton per eliminatoret e ardhshme te Europianit dhe nuk duhet te gabohet me gjithe respektin per disa trajner vendas duke ja lene Kombetaren ketyre te fundit dhe asaj pjese qe rrine gjithe kohen duke permendur çmimin e trajnerit te Kombetares. Jane keta trajnere qe kerkojne te marrin drejtimin e Kombetares qofte dhe me “çmim shumice” dhe qe ta kthejne perfaqesuesen tone me zgjedhje lojtaresh nga mejhanet e Tiranes. Shpresoj te vazhdohet me De Biazin sepse e ka merituar, por edhe nese nuk arrihet kjo perseri trajneri perfaqesueses duhet te jete i huaj dhe nga shkolla cilesore te tyre.