Xhani De Biazi bëri historinë me Kombëtaren shqiptare, ku bëri një arritje shumë të madhe, siç ishte edhe kualifikimi në Europianin e Francës.

Trajneri italian në një prononcim të dhënë së fundmi është shprehur se kur Panuçi mori drejtimin e Shqipërisë, ai i dha disa këshilla, por thotë se vazhdoi me kokën e tij.

Gjithashtu De Biazi tha se Kombëtarja është në duar të sigurta me Rejën, por shprehet se do të kthehej me gjithë qejf në rast largimi të trajnerit aktual.

Intervista e Panuçit se e krijoi grupin te Kombëtarja dhe Reja e mori të gatshëm? Nuk dua të hy në polemika të kota dhe të pavlefshme. Panuçi ka pasur edhe diçka që mua nuk më ka pëlqyer në të kaluarën, kur tha se e ngjiti kombëtaren më lart se mua, ndërkohë që e çoi nga vendi i 3-të në të 4-t.

Ai ka kujtesën e shkurtër, më vjen keq që iku pas një ndeshje të kualifikuesve dhe kjo është ajo që i djeg nga aspekti profesional, ky është shpjegimi i vetëm.