Trajneri i kombetares shqiptare Xhovani De Biazi ka qene i pranishem sot ne zhvillimet e punimeve te Asamblese vjetore te Federates Shqiptare te Futbollit qe eshte mbajtur ne Shkoder dhe ka pranuar me kenaqesi te flase edhe per mediat e pranishme. I pyetur per lenien jashte liste te Salihit per ndeshjen miqesore te dates 29 shkurt me Gjeorgjine, De Biazi është përgjigjur: “Salihi nuk është lënë jashtë liste për ndonjë arsye tjetër por sepse sapo ka shkuar në Amerikë dhe do ishte e pakutueshme ta thirrja për këtë miqësore. Unë i njoh shumë mirë vlerat e tij dhe patjetër që do jetë një pikë e rëndësishme e kombëtares sonë por tashmë është koha të testoj lojtarë të tjerë”. Ndeshja me Gjeorgjinë do jetë e para për të si trajner në pankinë shqiptare. Për rrjedhojë i pyetur nëse do dëshironte ta niste me fitore, De Biazi është treguar modest duke thënë se më shumë rëndësi ka ndjekja e disa prej lojtarëve që do testohen sesa rezultati. Megjithatë, tani e tutje Shqipëria duket se do bëjë një futboll ndryshe, më të shpejtë dhe do më të kujdesshëm.Ai nga Shkodra njëkohësisht i ka lënë derën e hapur gjithë lojtarëve të Vllaznisë apo të kampionatit shqiptar për të qenë pjesë e kombëtares pasi ka deklaruar se do t’i ketë gjithnjë në vëmendjen e tij. Në këtë mënyrë, italiani e nis karrierën e tyre në krye të kuqezinjve tanë pikërisht javën tjetër megjithatë sot në Shkodër ka marrë urimet për një nisje të mbarë të karrierës së tij me përfaqësuen shqiptare.
www.shkodrasport.com
Salihi duke u prezantuar ne Amerike tek skuadra D.C United