Xhani De Biazi ende nuk ka gjetur një ekip për të drejtuar, por në Itali ai ka reputacionin e tij dhe shpesh jep intervista në rolin e specialistit të futbollist.
Së fundmi ka folur për ecurinë e Lacios dhe mes çështjeve të ndryshme ka folur edhe për Thomas Strakoshën.
Në ndërhyrjen e tij në “Radiosei”, De Biazi ka theksuar se portieri i kombëtares shqiptare është përmirësuar në disa aspekte, ndërkohë që në dukje edhe faktin se as të tjerr nuk është se po bëjnë më mirë. Si shembull, ish-trajneri i Shqipërisë merr Donarumën.
“Besoj se Thomas Strakosha gjatë sezonit të kaluar tregoi se mund të bëjë gjëra të mëdha, që është një portier i madh, por është ende i ri.
E kam parë që është përmirësuar shumë në lojën me këmbë, por gjithsesi ka nevojë të luajë në vazhdimësi dhe të fitojë më shumë eksperiencë.
Nuk më duket që portierët e tjerë të rinj kanë bërë më mirë se ai, mjafton të shohësh Donarumën“, përfundon ish-trajneri i kombëtares shqiptare./sport-ekspres/