Kevin De Bruyne e ka vënë në dyshim të ardhmen e tij tek Manchester City, pas komenteve të tij të fundit në lidhje me Superligën e Arabisë.

Kontrata e belgut tek Man City skadon në fund të sezonit të ardhshëm, dhe lojtari është lidhur me një transferim të mundshëm në Lindjen e Mesme gjatë muajve të fundit.

Kur u pyet në lidhje me mundëisnë e transferimit në Arabinë Saudite, De Bruyne pranoi se shuma e jashtëzakonshme e parave është ajo që e bën atë një destinacion atraktiv.

“Për gruan time Michele, një aventurë ekzotike është në rregull. Ka pasur bisedime që ne jemi duke i bërë vazhdimisht si familje”.

“Unë ende kam edhe një vit të mbetur në kontratën time, kështu që duhet të mendojë se çfarë do të ndodhë”, ka thënë fillimisht De Bruyne.

“Djali im i madh është tetë vjeçar dhe nuk di asgjë për Anglinë. Ai gjithashtu më pyet se për sa kohë do të vazhdojë të luajë për Cityn. Sapo të vjen momenti, ne do të përballemi me të”.

“Në moshën time, ju duhet të jeni i hapur për gjithçka. Ju po flisni për një shumë të jashtëzakonshme të parave në atë që mund të jetë fundi i karrierës sime. Ndonjëherë ju duhet të mendoni për këtë”.

“Nëse luajë atje për dy vite, unë do të isha në gjendje që të fitoja një shumë të jashtëzakonshme të parave. Para kësaj, unë duhej të luaja futboll për 15 vite dhe ndoshta nuk do ta arrija atë shumë të parave”, përfundoi belgu./Telegrafi/