Manchester City fitoi 3-0 ndaj Nottingham Forest në takimin e vlefshëm për javën e 14-të të Premier League. Një fitore që për “citizens” mungonte prej më shumë se një muaji, ndaj të gjithë janë më të qetë.

Vendimtar në këtë ndeshje për skuadrën e trajnerit Pep Guardiola ishte mesfushori belg Kevin De Bruyne, që rikthehej titullar në fushë pas 77 ditësh. Ai ishte edhe kapiten i skuadrës, duke luajtur për 75 minuta dhe realizoi një gol e një asist.

“Jam i lumtur për fitoren e skuadrës, e cila mungonte prej kohësh. Nuk ishim mësuar me një situatë të tillë, ndaj jam i kënaqur që gjërat ndryshuan. Unë u përpoqa të jap ndihmesën time në këtë sukses”, tha De Bruyne.

“E dimë që nuk do të jetë e lehtë, pasi tani duhet vijueshmëri. Për sa më përket mua, shpresoj të mos kem më probleme fizike dhe të luaj e ndihmon ekipin. Kur fiton pas një kohe të gjatë dhe shënon ndihesh dyfish i gëzuar”, tha belgu./telesport/