Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, u shpreh i kënaqur me fitoren ndaj Italisë, por paralajmëroi skuadrës për mundësitë e humbura.
Performanca spanjolle i afrohet perfeksionit, me përjashtim të këtij “detaji” (humbjes së rasteve). Por ka një fajtor: Donnarumma. Çfarë loje!
“Nuk duhet të humbasim kokën. Ndeshjet vendosen në detaje, ishte një ditë kur duhet të kishim shënuar më shumë gola. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë në të njëjtën mënyrë. Nuk ka njeri më të mirë se ne. Me këtë mendim duhet të vazhdojmë të punojmë”, ka nisur analizën e tij.
“Ishte një ndeshje e vështirë. Ne dominuam në të gjitha fazat e lojës. Patëm shumë mundësi dhe rezultati është shumë i ngushtë”, ka shtuar ai.
Skuadra spanjolle siguroi vendin e parë në Grupin B në Euro 2024 dhe kalimin në fazën e 1/8-ave:
“Çdo ndeshje është e ndryshme. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë me këtë përulësi, duke e ditur se ka ende vend për përmirësim. Ndeshjet e ardhshme do të kërkojnë më shumë nga ne dhe lojtarët mund ta bëjnë këtë.”