Marash Kumbulla është thyer përsëri në fushën e lojës me Romën, teksa luajti titullar në sfidën që verdhekuqtë e drejtuar nga Daniele De Rosi luajtën ndaj Kosiçe.

Por për të, ky kthim pritet të jetë afatshkurtër, pasi në klubin kryeqytetas nuk kanë në planë të mbajnë qendërmbrojtësin shqiptar.

Mediat italiane raportojnë prej kohësh se Kumbulla është në shitje dhe Roma është në pritje të ofertave për futbollistin. Ekipi më i interesuar vazhdon të mbetet Parma, me trajnerin Fabio Pekia që ka punuar edhe më parë me të, në periudhën kur ishte te Verona dhe e njihte nga sektori i të rinjve të klubit në fjalë.

Pritet që palët të diskutojnë në ditët në vijim për këtë transferim të mundshëm, teksa duhet gjetur një akord ekonomik që t’u përshtatet pasi Roma kërkon të rikuperojë pak nga shifra prej thuajse 30 milionë eurosh që shpenzoi për afrimin e mbrojtësit kuqezi.