Tani është më e lehtë të luajë një melodi në piano sesa të ndalojë sulmuesit. Stefan De Vraj ka një hobi: Kur nuk ka punë në zonën e rreptësisë, ulet në një cep të shtëpisë dhe fillon të luajë në piano melodi të ndryshme. Ajo është një pasion, ashtu si futbolli.

Ajo e relaksion përpara dhe pas ndeshjeve, e bën protagonist me duar dhe jo me këmbë. Kundër Lajpcigut, holandezi ka bërë një nga ndeshjet më të mira të sezonit. Ka rikuperuar 6 topa, ka dhënë 47 pasime të sakta dhe ka prekur 63 topa në total. Tre ndërhyrje vendimtare dhe një zgjatje për t’ia larguar nga këmbët topin që i shkonte Sheshkos që po bëhej gati për të goditur. Një largim i jashtëzakonshëm.

RINOVIMI- De Vraj është shndërruar në një lojtar më shumë në mbrojtje. E ka zëvendësuar Açerbin më shumë sesa në një rast dhe ka koleksionuar deri tani 13 ndeshje duke shënuar 1 gol. Në Champions ka luajtur që nga fillimi në 4 ndeshje nga 5 në total dhe sigurisht që ka marrë pjesë edhe ai në ndërtimin e një muri të pakalueshëm dhe rezistent në Europë:

Zero gola të pësuar. Vetëm Interi është skuadra që në këtë kompeticion nuk e ka nxjerrë topin nga rrjeta. Holandezi ka qenë një nga më lojtarët pozitivë. Në Champions është i pesti për goditje të bllokuara (6) dhe mes 10 më të mirëve për duele ajrore të fituara (9). Interi ka një opsion për t’ia rinovuar kontratën në fundin e sezonit. De Vraj është 33 vjeç, por performancat e tij këtë sezon kanë bërë drejtuesit që të reflektojnë. Mbi të gjitha sepse kur thërritet në apel ai gjithmonë e ka bërë duke ndalur këto që i ka ardhur përpara.

Mirëpo linja e “Oaktree” dikton drejtuesit që të përmirësojnë moshën mesatare të skuadrës dhe të afrojnë futbollistë të rinj. Edhe Açerbi është në skadencë kontrate dhe do të mbushë 37-vjeç në shkurt. Me shumë mundësi, në sezonin e ardhshëm në “Appiano” do të mbetet vetëm njëri prej tyre.

HAKMARRJE- Ndeshja e fundit ishte edhe si një lloj hakmarrjeje. De Vraj dhe Inzagi kanë ritakuar Marko Rosen pas 6 vitesh. Në vitin 2018, holandezi luajti titullar kundër Salcburgut në një prej humbjeve më të hidhura në karrierën e Inzagit.

Erdhi pas një triumfi 4-2 të Lacios dhe pas një ore lojë ishte me një këmbë në gjysmëfinale të Europa Ligës. De Vraj ishte në humbi rivalin në rastin 2-1. Me Lajpcigun u hakmor duke ndalur këdo që i dilte përpara. Rose ka zero pikë, Stefan dhe Inzagi kanë nga 13. Merita është edhe një pianisti amatori.