Inter në këtë sezon po tenton titullin kampion teksa është në vendin e dytë të Serisë A, ndërsa me trajnerin Antonio Konte duket se po ia del të marrë më të mirën. Lojtarët ndihen mirë me teknikun, teksa Stefan De Vraj shprehet se Konte është një trajner fitues dhe se transmeton pasion dhe mentalitet.

“Unë kam mësuar nga të gjithë teknikët e mi. Konte është një fitues, i transmeton skuadrës dëshirë dhe kërkon të shfrytëzojë të gjithë potencialin që sezili prej nesh ka. Punon shumë te kjo pikë dhe transmeton pasion dhe mentalitet.

Mua më thotë se jam shumë i mirë dhe më thotë se duhet të jem më i ashpër. Falë tij edhe në këtë pikë kam bërë hapa përpara.

Negativiteti mbetet jashtë qendrës sepse brenda saj ne të gjithë jemi të bashkuar, të përqëndruar te objektivi dhe lejojmë të tjerët të flasin çfarë të duan për ne”, u shpreh De Vraj. /VipSport/