Qe prej dites se djeshme, pa ndarjes nga jeta te futbollistit Raphael Dwamena nuk kane munguar edhe komentet e shumta ne media. Ka disa prej atyre qe jane shprehur se kjo gje edhe mund te parandalohej sepse futbollisti nuk duhej lejuar te luante ngaqe kete gje e kishin rekomanduar edhe klubet e tjera te huaja me te cilet kishte luajtur me pare.
I ashper ne reagimin e tij ka qene gazetari i njohur Dritan Shakohoxha i cili dje u shpreh: “U prehsh në paqe more djalë. Zoti ju dënoftë more vrasës. Kudo në botë nuk e lejuan të luante… këtu e lanë”.
Ai ka qene mbreme i ftuar edhe ne nje emision ne “Euronews Albania” ku e ka mbrojtur kete tezën e tij, por nderkohe ne studio ka qene i ftuar edhe gazetari tjeter Xhevdet Zekaj, njekohesisht edhe zedhenes i KF Egnatia, klub qe e kishte nen kontrate Dwamenen.
Zekaj nuk ka mundur dot te degjoje teorite e Shakohoxhes dhe ka reaguar ashper ndaj tij gjate emisionit duke i thene: “Ne Shqiperi ka shume gjitheologo te cilet i dine te gjitha edhe kur nuk dine asgje, kjo eshte natyra e shqiptareve. E para, i nderuari, i paharruari, qytetari dhe shtetasi ganez Raphael Dwamena ka nje dosje mjekesore.
Ne kete dosje, me te gjitha analizat, asnje leter nuk e thote qe ky eshte i paafte te luaje futboll, vetem Shakoja mund ta gjeje. Po e gjeti ky ate dokument, ne Angli, ne Gjermani, ne Kanada, le te veje ku te doje, le te vere edhe ndonje qe i di mire gjuhet e huaja, atehere flitet per kete gje.
Por ne Shqiperi gjitheologet mund te dalin edhe mbi mjeket, mbi mjekesine dhe mbi analizat. Po, Dwamena ka bere analiza, edhe para nje jave, edhe para dy javesh dhe mjeket i kane thene: Luaj. Por nese vdes nje njeri me arrest kardiak, nuk mund te nxijme gjithçka, mjekesine, me paditurine tone, ose me diturine e te paditurit nxijne çdo gje.
Eshte e pakuptimte qe ne kete moment zie, te flitet per budallalleqe te tilla. Por nese nuk di, pyet ne klub, pyet ne Federate a ka dokumenta ky njeri? Sapo ka vdekur nje njeri dhe dokumentat jane atje. Le te vazhdoje Shakoja me hamendjet e tij, si i gjitheditur, si i gjitheanshem, per te mos thene edhe ndonje fjale me teper per te. Lexo ore zoteri, lexo njehere sepse eshte turp me rastin e vdekjes se nje djali 28 vjeçar, te hedhesh keto gjera. Eshte me dokumenta, ka analiza, ti vetem e thua kete gje”.
Me keto fjale, Zekaj eshte ngritur ne kembe dhe ka braktisur emisionin, ndersa Shakohoxha me pas i eshte drejtuar drejtueses se emisionit se mjafton te klikoni ne wikipedia dhe do te shohesh se aty shkruhet se lojtari ka patur kontrate me Bolton dhe per probleme me zemren, ia kane prishur kontraten. Pastaj ka patur me Levanten dhe serish ja kane prishur kontraten. Pra une nuk genjeva kur thashe se ky lojtar nuk duhej lejuar te luante as ne Shqiperi”./SHKODRA-SPORT.COM/