Mesfusha e Vllaznisë është bërë objekt i një polemike të shkurtër mes ish-futbollistit e trajnerit të kësaj skuadre, Astrit Hafizi, si dhe teknikut aktual, Ernest Gjoka. Nga studio e “Gol pas Goli”, Hafizi ka bërë vërejtje se treshja Hasani-Lika-Vucaj nuk është në formë të mirë. “Ke tre lojtarët të cilët ka ndeshje që nuk i ke futur në lojë, e tregon që nuk janë në formë, derisa i ke ndërruar”, tha Hafizi duke sjellë reagimin e Gjokës. “Presor, të lutem, jo gjithmonë ndërrimet bëhet për pamundësinë e lojtarit.

Mendoj që këto tre janë liderët e skuadrës, por mundohemi t’i marrim maksimumin. Nuk shoh probleme që këto të tre nuk po tërheqin skaudrën. Unë mendoj se kjo është mundësia për këtë skuadër tashmë. Ju si shkodranë që jeni, bëni mirë që mi sugjeroni këto gjëra. Por unë them që këto mundësi që kemi pasur, jemi munduar t’i marrim më të mirën. E ke pak gabim profesor”, tha ndër të tjera tekniku i Vllaznisë.

 

“Nuk ka lidhje me shkodranë dhe jo shkodrane Gjoka, janë të tre lojtarë të mirë. Nuk janë fjalë për të provokuar. Nëse i ke zëvendësuar, e ke bërë kur ke qenë në humbje, nuk ishte zgjidhje taktike”, u kundërpërgjigj Hafizi.visport.al