Në ditët e fundit në Gjermani është hapur debati nëse në Kombëtare duhet të vazhdojë të jetë ende numri një në portë Manuel Nojer apo portieri i Barcelonës Mark Andre Ter Shtegen. Titullari i katalanasve po kalon një formë të shkëlqyer, ndërsa pretendon të marrë postin edhe te Gjermania.

Së fundmi, gardiani i Barcelonës u shpreh se ishte i pakënaqur, ndërsa Nojer iu kundërpërgjigj se fillimisht i rëndësishëm është ekipi dhe jo aspekti personal. Ndërkaq, Nojer tashmë 33-vjeçar sipas Bild, po përgatit t’i japë lamtumirën Gjermanisë, pas europianit të vitit 2020.

Edhe vetë portieri i Bajernit është shprehur se nuk e parashikon nëse do të jetë në botërorin e vitit 2022. “ Nuk e di nëse do të jem në Kombëtare në vitin 2022, sepse janë shumë faktorë të cilët duhen marrë parasysh. Duhet të marr përgjigjet nga trupi im, dhe sa forcë do të kem në atë moshë”, u shpreh Nojer./vipsport/