Nga Maringlen ZHIVANI

Vendimi i futbollistit të Malishevës, Etnik Brruti, për të luajtur për Shqipërinë, ka ngjallur reagime të shumta, duke u etiketuar madje edhe si tradhtar. Debati gjatë këtyre ditëve ka qenë mjaft i madh dhe nga Kosova jo pak herë ka patur akuza se Shqipëria po i merr futbollistët dardanëve.

Pas këtyre debateve të shumta gjatë këtyre ditëve, ka reaguar edhe menaxheri Luan Shpuza, duke thënë se Shqipëria dhe Kosova janë një komb.

Kështu, sipas Shpuzës, ky është një turp që disa opinionistë nëpër studio të ndryshme televizive përçojnë urrejtje dhe përçarje mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Kujt i intereson përçarja e shqiptarëve në sport, si politika. Turp për ato që nxisin urrejtje mes shqiptarëve dhe kosovarëve. Disa opinionistë po përçajnë Shqipërinë dhe Kosovën. Jemi një komb dhe shpresojmë që të bashkohemi një ditë”,-shkruan menaxheri Luan Shpuza.