Ne Asamblene e sotme te KF Vllaznia ajo qe ka rene ne sy ka qene debati i vazhdueshem ne mes keshilltarit (anetarit te Asamblese) Arbis Vjerdha dhe administratorit te klubit Suad Lici.
Vjerdha ka shtruar shume pyetje dhe ne fjalen e tij shpeshhere ka akuzuar dhe ngritur shqetesime ne lidhje me funksionimin dhe shume gjera te tjera tek Vllaznia. Sa i takon idese se hedhur per hetim te situates financiare, ai nder te tjera eshte shprehur: “Hetimi qe do te behet do te nxjerre ne pah edhe ato gjera qe auditi ka fshehur”.
Ne kete mes, ka reaguar menjehere Lici, ndoshta duke e keqkuptuar kete gje dhe eshte shprehur: “Une jam administrator i klubit dhe ate fjalen “per te fshehur” mos ma thuaj mua. Kush ka gje per te fshehur, t’i fshehi. Une nuk kam asgje per te fshehur dhe ate fjale me mua rezervoje sepse nuk kam asgje per te fshehur”.
Po ashtu, Lici i eshte pergjigjur edhe akuza qe “Vllaznia tashme eshte ne nje grope financiare” duke thene: “Klubi Vllaznia eshte i vetmi klub qe eshte i formalizuar dhe goditje i ka marre nga Kontrolli i Shteti qe ja ardhur. Vllaznia ka patur 300 mije leke borxhe dhe tashme kjo shifer ka shkuar ne 1 miliarde e sa leke. Kete borxh nuk e ka krijuar as Suadi dhe askush tjeter. Kontrolli qe ka ardh e ka çuar kaq lart kete shifer dhe ne fakt nuk jemi dakord dhe prandaj e kemi çuar kete çeshtje deri ne Gjykaten e Larte.
Jemi i vetmi klub i formalizuar dhe qe i paguajme 100 per qind taksat. Klubi eshte me borxhe te medha dhe eshte e veshtire te gjendet rrugedalje. Gjejeni ju rrugedaljen dhe une e mirepres ate. Sulmet ndaj Vllaznise jane te shumta dhe nuk i kuptoj a jane politike, a jane nga Federata apo nga dikush tjeter. Denohemi rregullisht, trajneri, stadiumi etj. Une nuk kam se çfare t’u bej shisheve te shkodraneve qe ndoshta irritohen edhe me te drejte nga arbitrat”.
Vjerdha nderkohe ka pyetur si jane paguar disa nga te huajt qe nuk kane patur leje qendrimi ne Shqiperi dhe kjo eshte mohuar kategorisht nga administratori qe eshte shprehur: “Nuk ka ndodhur dhe nuk ka as si te ndodhe. Asnje i huaj qe eshte i punesuar tek Vllaznia, nuk mund te marre asnje leke nese nuk ka kontrate te rregull pune, nuk ka lejen e punes dhe lejen e qendrimit sepse ndryshe nuk mund t’i hapet numri i llogarise.
Jemi ne rregull me gjithçka, me lejet e qendrimit, me taksat e deklaruara dhe çdo gje tjeter. Jemi te hapur per hetim dhe çfare te keni deshire. E rendesishme eshte qe te gjithe sebashku te gjejme zgjidhjen e duhur per Vllaznine”.
www.shkodrasport.com