Termi “profesor” çdo dite e me shume po perdoret ne futbollin shqiptar dhe kete emertim po e marrin edhe trajnere te rinj dhe pa ndonje nivel te veçante. Ne lidhje me kete teme, ka reaguar sot ish- futbollisti dhe tashme analisti Ermal Tahiri.
Në përfundimin e ndeshjes Vllaznia 3-1 Dinamo, në studion ‘Skaner’ në MCN TV nisi një debat me tone të ulëta mes Lirim Zallës dhe Migen Memellit. Shkak u bë titulli ‘profesor’ që Memelli përdori për t’ju referuar trajnerit të Dinamos, Dritan Mehmeti.
Kjo nuk i ka pëlqyer ish- lojtarit te Dinamos dhe te kombetares shqiptare i cili këtë fjalë e konsideron titull shkencor që mbrohet në nivel akademik.
“Profesor është titull akademik dhe është i mbrojtur. Po quhet çdo trajner ‘profesor’, edhe mësuesit të fiskulturës i thonë profesor njësoj me atë të matematikës. Ku e kanë të mbrojtur këtë titullin profesor? Quhen trajnera dhe aq, jo profesorë”, tha Zalla.