Dueli i Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Vorës, i planifikuar për t’u zhvilluar ditën e mërkurë në orën 17:00, rrezikon shtyrjen. Shkak janë bërë reshjet e dendura të dëborës në rajonin juglindor, si dhe temperaturat e ulta.
Është thuajse e pamundur, që në këtë hark të shkurtër kohor, të bëhet i mundur pastrimi i fushës së stadiumit “Skënderbeu” nga dëbora, e cila arriti në 50-60 cm.
Me shumë gjasa ditën e nesërme Federata Shqiptare e Futbollit do të dalë me një vendim zyrtar në lidhje me fatet e duelit me Skënderbeut dhe Vorës.
Nderkohe ne fundjave, pikerisht te dielen, ne Korçe eshte planifikuar te luhet ndeshja e kampionatit ne mes Skenderbeut dhe Vllaznise dhe deri ate dite duhet pare situata se si do te jete.