Debutim ëndrrash për mesfushorin me origjinë shqiptare Adnan Januzaj. 23-vjeçari e shfrytëzoi në maksimum shansin e dhënë nga trajneri Martinez teksa realizoi një super gol në minutën e 51-të duke shtangur tifozët anglez dhe duke i siguruar Belgjikës vendin e parë.
Januzaj qëndroi në fushën e lojës 86-të minuta, teksa më pas u ndërrua nga Mertens.
Nuk munguan duartrokitjet për mesfushorin gjatë zëvendësimit.
Në fundin e ndeshjes ai u zgjodh nga FIFA edhe lojtari më i mirë i takimit, duke lënë në hije shumë yje qoftë anglez apo edhe belg.