Aventura e sulmuesit shkodran, Sindrit Guri nuk kishte si të niste më mirë se me një debutim duke shënuar 2 gola në ndeshjen miqësore, që Ostende arriti të fitonte me rezultatin 1-2 përballë Zeuvelentes.
Ish-sulmuesi i Kukësit është aktivizuar në këtë takim në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 0-0.
Me hyrjen në lojë të Gurit, rrjedha e ndeshjes ka marrë një drejtim tjetër.
Të parët në avantazh, kanë kaluar vendasit në minutën e 80, ndërkohë që Guri ka barazuar në minutën e 85.
Kur dukej se gjithçka po përfundonte, Guri ka shënuar edhe golin e dytë, duke vulosur fitoren, pikërisht në minutën e 89.
Me këtë paraqitje, Guri nis edhe aventurën e tij belge, ku shihet si një ndër lojtarët më premtues. /Vipsport/