Për herë të parë në sezonin 2023-24, ekipi i Deçiçit në Malin e Zi u shpall kampion i vendit. Skuadra nga Tuzi që përfaqëson komunitetin shqiptar, por edhe të Malësisë në veçanti arriti diçka historike. Duke thyer kështu edhe hegjemoninë e skuadrës së Buduçnost. Ekip i cili ka dominuar ndër vite kampionatin në vendin fqinj.

Por përveç titullit kampion, një tjetër arritje historike që do realizohet ditën e nesërme për ekipin tuzian është debutimi në Champions League. Në orën 20:00, të ditës së nesërme Deçiçi do luajë kundër TNS. Ekipit që u shpall kampion në Uells sezonin e shkuar. Skuadra ka udhëtuar drejt shtetit britanik dhe kjo është bërë e ditur edhe nëpërmjet rrjeteve sociale.

Patjetër të gjithë e presin me kureshtje debutimin e kampionëve malazezë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Ku pavarësisht mungesës së eksperiencës në këtë kompeticion, optimizmi është i lartë në rradhët e skuadrës. Ku shpresohet të bëhet sa më mirë ndaj skuadrës uellsiane.

Për herë të parë në histori do jenë 4 ekipe shqiptare që do luajnë në Champions League. Ku përveç Deçiç që përfaqëson Malin e Zi, do jetë edhe Struga si kampione e Maqedonisë së Veriut. Duke mos përjashtuar këtu kampionen e Shqipërisë, Egantian dhe atë të Kosovës i cili është Ballkani.
Endri ÇINARI