Armando Vajushi me shumë gjasa nuk do të luajë as në Gjirokastër, madje edhe mund të mos jetë në 18-she. Sulmuesi shkodran ende nuk e ka bërë debutimin me skuadrën durrsake, ndërsa rikthimi i tij në Superiore, pas aventurave në Itali dhe Bullgari u prit me mjaft bujë, si nga klubi i Teutës por edhe më gjerë.
Shkodrani 27-vjeçar vazhdon që të ketë probleme me gjurin, ku ka ende hematoma dhe enjtje, ndërsa stafi nuk ka ndërmend që ta rrezikojë, duke qenë se përpara janë edhe shumë ndeshje dhe prania e Vajushit në skuadër do të jetë domosdoshmëri.
Gjithsesi, trajneri i Teutës Blendi Shkëmbi tashmë ka edhe elementë në formë në repartin e avancuar, pasi krahas Latif Amadu që duket se është rikthyer në formën e tij më të mirë, edhe kroati Tomislav Bushiç, që erdhi në merkaton e janarit po kap formën optimale./vipsport/