Gvozdenoviç debutoi me humbje tek Elbasani, pasi u mposht me rezultatin 2 me 1 nga Vllaznia.
Pas ndeshjes, trajneri i verdhebluve deklaroi:
“Pjesa e parë ishim mirë, rezultatin 0-1, pastaj shansi i ndeshjes nga Gjoni. Nëse shënonte 0-2 dhe kushedi si mbaronte ndeshja. Erdhi një gol me krosim dhe ishim në panik pas tij. Pjesën e dytë nuk ishim në gjendje si në pjesën e parë. Nuk kemi fituar topa të dytë dhe ishte problem, dua ta uroj për fitore Vllazninë. Do shikojmë për javën tjetër, të punojmë, kemi 1 javë kohë dhe ndeshjen jashtë me Partizanin, të shikojmë si mund të rregullojmë gjërat.
Vllaznia ishte me 4-2-4, por nuk rrezikoi shumë nga 20-25 minuta të pjesës së dytë. Ishim 3 mbrapa, plus Dros dhe gjithmonë një anash, prap ishim 5 kundër 4. Ishim në ekuilibër. Qose ishte mirë, por dhe pak i lodhur. Erdhi ndërrim kur ishim 1 me 1. Ideja të rifreskojmë skuadrën. Ndoshta Leo mund të shkonte pak më mirë, më agresiv. Këtu pak problem, nuk kapi ritëm në lojë, pastaj erdhi goli i dytë nga krahu i Leos. Jo vetëm Leo, ishim pak pa ekuilibër.
E njoh Elbasanin në këto dy faza. Jo shumë mirë nga brenda sepse isha vetëm të premte dhe shtunë në stërvitje, akoma nuk e njoh 100% skuadrën.
Isha vetëm dy ditë, për mendimin tim ishte shumë kohë pak për të ndërruar sistemin dhe ndoshta ishte pak me rrezik. Elbasani luajti gati 2 faza me 3-5-2, nëse ndërroj sistemin nuk e dija si do reagonin lojtarin dhe nuk e ndërrova. Në këtë sistem Elbasani ishte mirë në pjesën e parë, dhe në fillim të pjesës së dytë. Pastaj provova me sistem ndryshe dhe mund të luajmë me tjetër. Tani kemi kohë, të provojmë dhe sistem tjetër, ndoshta 4-3-3.
Dëmtimet ishin arsye që nuk ndërrova sistemin. 6-7 lojtarë janë të dëmtuar”, u shpreh Gvozdenoviç për RTSH.