Marash Kumbulla debutoi dje me Espanyol ku është i huazuar deri në fundin e sezonit. Klubi katalanas humbi me rezultatin 0-1 përballë Real Sociedad.
Për Kumbullën mund të quhet një paraqitje pozitive. Kjo për shkak dhe të vlerësimit pas ndeshjes.
“Flashscore” i dha notën 6.7 Kumbullës. Vetëm një prej shokëve të skuadrës, pikërisht Romero, ishte vlerësuar më mirë. Mbrojtësit të majtë i është dhënë nota 6.9.
Espanyol është akoma në kërkim të pikëve të para pas rikthimit në LaLiga. Kur kanë kaluar dy javë kampionat, numërojnë po aq humbje.