Anglia e Thomas Tuchel nuk ka bindur Fabio Capellon. Edhe pse “Tre Luanët” kryesojnë Grupin K me pikë të plota pas dy takimeve të para, për trajnerin italian ekipi i drejtuar nga gjermani ende nuk është në nivelin e duhur.

“Një komisar teknik duhet të shikojë të gjitha ndeshjet. Nuk mund të bësh përzgjedhësin duke parë ndeshjet nga televizori pasi në stadium ti shikon shumë më tepër. Lëvizjet e lojtarëve, taktikat dhe pozicionet. Në stadium shikon gjithçka”, arsyerton Fabio Capello.

Italiani kur kritikon Tuhelin në këtë aspekt flet nga eksperienca personale. “Kur unë drejtoja Anglinë jetoja atje dhe shkoja në zyrën time në ‘Wembley’ çdo ditë. Vetëm të hënave, qëndroja në shtëpi”, tha Kapelo, të cilit i duket se Anglia luan ende me frikë.