Bylisi nuk arrin të marrë një rezultat pozitiv në debutimin e Nevil Dedes si trajner duke u mposhtur nga Elbasani me rezultatin minimal 0-1. Trajneri i ballshiotëve foli në përfundim të ndeshjes për mikrofonin e RTSH Sport.

“Më vjen keq për çunat pasi u paraqitën mirë, me një fragment në pjesën e dytë 50-60 ku Ruçi shpenzoi shumë energji. Filluam të mos kishim qetësinë e duhur në mënyrën se si dilnim përpara. Përgjoni dhe Ruçi nuk po mundeshin më. Gjithsesi, bëmë një ndeshje të mirë.

Na rëndon rezultati dhe psikologjikisht lojtarët duhet të rriten, prandaj them se kjo është më e rëndësishmja. Duhet të kenë besim te vetja dhe personalitet. Mosha mesatare është shumë e re. Që kur e pranova këtë bashkëpunim isha shumë i lumtur. Na duhet rezultati dhe vetbesimi për të kuptuar dhe lojtarët se çfarë niveli kanë.

E ardhmja? Unë nuk kam ardhur të konstatoj gjërat, por për të përmirësuar gjërat dhe të rris nivelin e klubit nëpërmjet lojtarëve. Me pushim e Kombëtareve mendoj se grupi do të jetë i plotë dhe të gjithë do të jenë më të rritur si personalitet.

Nuk e kisha në plan të merrja drejtimin e ndonjë ekipit, por njohja me presidentin e Bylisit ndikoi”, tha Dede.