Talenti 19-vjeçar, Armando Broja, debutoi me Kombëtaren A, në humbjen ndaj Lituanisë 0-1 në “Air Albania”. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, Broja foli në lidhje me këtë përballje, duke deklaruar:
“Jam ndjerë shumë mirë që kam hyrë në fushë për herë të parë. Janë shumë çuna të mirë. Është një gjë e mirë të debutosh me ekipin e parë. Jam shumë i kënaqur.
Pozicioni në krahun e djathtë- Në futboll duhet të luash në shumë pozicione, ku të fut trajneri. Duhet të bësh një punë për ekipin. Sot u vra Roshi dhe u desh të futesha në pozicionin e tij.
Nuk është pozicion që nuk e di, kam luajtur në krah të djathtë, të majtë, edhe sulmues qendre. Më shumë sulmues jam. Duhet të bëja atë pozicion për ekipin.
Kapacitetet për gjërat e mëdha- Jemi bërë shumë ekip i fortë. Janë shumë çuna të mirë, stërvitemi fortë dhe kemi ekip shumë të mirë. Sot kemi humbur 0-1.
Kemi bërë më shumë raste, por kështu ndodh në futboll. Duhet të mbajmë kokën lartë dhe të fitojmë shumë ndeshje bashkë”, u shpreh Broja.