Ekipi i Alessandrias që militonte vitin e shkuar në Serie B të Italisë, këtë edicion do luajë një kategori më poshtë. Për shkak të rënies. Por pjesë e skuadrës janë edhe dy futbollistë me origjinë nga Shkodra. Ata janë Aristidi Kolaj dhe Andrea Filipi.
Dy futbollistë të rinj në moshë dhe që luajnë në repartin sulmues të skuadrës. Por të ndalemi veçanërisht tek Filipi, i cili këtë sezon bëri debutimin e tij në futbollin profesionist. Në ndeshjen e humbur ndaj Ascolit në shifrat 3-0 në datën 19.02.2022, ai pati shansin që të zbresë për herë të parë në fushë në një ndeshje të Serie B.
Vetëm 19 vjeç, ku i përket ditëlindjes 29.04.2003, Filipi realizoi ndoshta një nga ëndrrat e fëmijërisë. Shkodrani luan si sulmues, por gjithashtu edhe në rolin e fantazistit ku spikat shumë me përdorimin e këmbë së majtë. Gjithashtu interesi për të nga disa klube të Serie B nuk ka munguar së fundmi, por Alessandria e sheh si një element të së ardhmes.
Prandaj një largum i tij në merkaton e verës duket i pamundur. Janë të shumtë futbollistët me origjinë nga Shkodra që luajnë në Itali dhe nga dita e ditë dhe nga sezoni në sezon po fillojnë të dalin në skenë.
Endri ÇINARI