Vllaznia fitoi Klasiken e futbollit shqiptar me rezultat 2-1 përballë një Tirane që noton në ujëra të ftohta. Ra në sy në “Loro Boriçi” përveç dopietës fantastike të Bekim Balajt dhe debutimi i Alfred Mensah.

Tekniku Brdariç i besoi pak minuta afrikanit në një takim derbi ndaj bardhebluve, por kaq mjaftuan që shkodranët të përfitonin nga kontributi i tij. Mensah është një futbollist që ka treguar se ka vlera dhe prandaj ai u hodh në fushën e lojës në një ndehsje me shumë rivalitet dhe rëndësi për skuadrën kuqeblu.

Kujtojmë që sulmuesi nuk ka shumë kohë që ka ardhur në klubin verior, por u vu re një përshtatje mjaft e mirë e tij me repartin ofensiv. Mbetet me interes zhvillimi i tij në kampin e Vllaznisë.

Gjithsesi Mensah duhet pranuar se ende nuk eshte ne formen e tij me te mire, por nga ndeshja ne ndeshje me shume siguri do ta shohim gjithnje ne rritje performancen e tij duke dhene njekohesisht maksimumin per kete skuader.