Grumbullimi me kombëtaren i dha Elhan Kastrati, portier i Cittadella-s, debutimin me fanellën e Shqipërisë në një stadium legjendar si Wembley, kundër Anglisë. Një ngjarje për të cilën ai foli gjatë intervistës së tij për ‘Il Mattino di Padova’:

‘Pak minuta para se të ndodhte – tregon portieri që hyri në minutat e fundit të ndeshjes, e fituar nga ‘Tre Luanët’ 2-0 – shokët në pankinë, duke parë Strakoshën në tokë, më thanë: ‘Hajde, është radha jote’.

Mendova se ai do të ngrihej, por kur ai thirri stafin mjekësor, trajneri më tha të përgatitesha dhe unë u përqendrova vetëm të isha i gatshëm. Vetëm kur dola në fushë, kuptova që isha në Wembley dhe po përfaqësoja vendin tim. Ishte bukur, po ashtu si të merrja urimet nga lojtarët, miqtë dhe familjarët.”

Tani mendja duhet të kthehet në betejën për mbijetesën e klubit venedikas:

“Po luajmë gjithçka, do të isha i përqendruar në këtë edhe po të mos kisha debutuar në Wembley, por kjo përvojë më jep diçka më shumë. Në fund të nëntorit ishim të fundit. Kur ishim në fund, do të kisha nënshkruar për të qenë aty ku jemi tani në renditje. Mendoj se do të duhen rreth dhjetë pikë për të shpëtuar.”