Mbrojtësi i Egnatias, Hysen Memolla debutoi sot përballë Vllaznisë. Ai u shpreh tepër i lumtur që ka ardhur tek ky ekip dhe se do të punojë shumë fort për ta ndihmuar.

“Jam shumë krenar që debutova sot me ekipin e Rrogozhinës edhe pse nuk isha në formën më të mirë, por do të punoj për të qenë më mirë për veten dhe ekipin. Vllazninë e njohim, ka një sulm të rrezikshëm por besoj e kemi mbajtur mjaft mirë ndeshjen dhe patëm disa raste për të bërë gol, mund të mbyllnim ndeshjen por nuk arritëm të shënojmë.

Nuk kam luajtur si vingar i gjatë por do të bëj si të më thotë trajneri për tu përshtatur me ekipin. Vendimi përr ty kthyer ka ardh për disa arsye, kisha dëshirë që të bëja një eksperiencë këtu në Shqipëri dhe nuk e mendova dy herë për të ardhur tek Egnatia.

Jam krenar të luaj për këtë ekip, takova Liridoni Bekun kemi pasur shumë ndeshje dhe eksperienca bashkë, është shumë gjë e bukur që i takova dy ish-shokët e ekipit kombëtar”, tha Memolla për “Oversport” në mbyllje të duelit.