Në ndeshjen e sotme në mes Vllaznisë B dhe Korabit, ka rënë në sy edhe rikthimi i një futbollisti në rradhët e ekipit shkodran. Bëhet fjalë për Ergi Borshin. Pas dy vitesh karrierë tek Tërbuni e Kastrioti, ai rikthehet sërish në klubin që e bëri futbollist, duke ia nisur nga ekipi i dytë i tij dhe shumë shpejt mbase mund të kalojë edhe tek i pari. Ardhja e Borshit është konsideruar diçka shumë pozitive për trajnerin Ervis Kraja sepse me eksperiencën që ai ka, do të jetë një garanci e madhe për këtë ekip.
Sot ai luajti në qendër të mbrojtjes në mungesë të Balajt dhe e bëri mirë këtë detyrë duke mos lejuar që porta e skuadrës së tij të preket.
Por ideja është që Borshi të luajë në mesfushë në ndeshjet e ardhshme duke qenë një garanci më shumë për skuadrën në këtë repart.
© shkodrasport.com