Në merkaton e kësaj vere kaloi nga Vllaznia në kampionatin kosovar të futbollit. Fjala është për Geralb Smajlin, të cilit i përfundoi kontrata me kuqeblutë dhe vendosi ti bashkohej Ballkanit. Me skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja si më e mira e trojeve shqiptare në sezonet e fundit. Dhe aventura për mbrojtësin duket se ka nisur në mënyrën e duhur.

Ditën e djeshme ai ka bërë debutimin absolut me fanellën portokalli. Në duelin e parë të ndeshjeve kualifikuese të Champions League, Ballkani ishte përballë ekipit nga Andorra të Santa Koloma. Skuadra nga Suhareka arriti të fitonte me përmbysje ndeshjen në transfertë. Ku fillimisht ishte në disavantazh nga një gol i shënuar për vendasit nga ana e El Ghazoui.

Por do ishte penallti e shndërruar në gol nga ana e Emerllahut që do barazonte shifrat në fundin e pjesës së parë. E ndërsa në limitet e kohës së rregullt, Karrica do shënonte për shifrat 1-2 në favor të Ballkanit. Ku kështu ekipi hedh një hap të madh përpara për kualifkimin në raundin tjetër. Për tu rikthyer tek Smajli, ai e nisi si titullar ndeshjen e parë me fanellën e Ballkanit.

Madje duke qëndruar në fushë për 90 minuta e duke shfaqur një nivel loje goxha të kënaqshëm. Si pjesë edhe e kombëtares u-21 të Shqipërisë, pritshmëritë për shkodranin janë të mëdha tek Ballkani për ish-futbollistin e Vllaznisë. I cili tashmë është pjesë e një ekipi goxha të konsoliduar dhe që ka marrë pjesë në grupet e Conference League në dy sezonet e fundit.
Endri ÇINARI