Dje ne ndeshjen e fundit te ketij viti, ate ndaj Partizanit te humbur ne shifrat 0-2, me Vllaznine kane debutuar edhe dy futbolliste te tjere te rinj. Behet fjale per 19 vjeçarin Amir Brahimi dhe 20 vjeçarin Arval Maliqi. Vete klubi shkodran i ka kushtuar nje postim ketyre dy lojtareve teksa ne faqen e tij shkruan:
“Në ndeshjen e djeshme ndaj Partizanit kanë debutuar për herë të parë në një ndeshje kampionati me fanellën kuqeblu edhe dy futbollistë të tjerë të rinj, produkt i Akademisë tonë. Arval Maliqi dhe Amir Brahimi iu bashkuan në këtë mënyrë edhe shumë lojtarë të tjerë të rinj që ishin në fushë, të cilët janë një garanci e sigurtë për të ardhmen e skaudrës tonë”.
Por ajo qe ben pershtypje eshte se Vllaznia kete sezon ka aktivizuar nje numer rekord futbollistesh, plot 28 deri me tani!!! Besoj se nuk ka ndodhur ndonjehere me perpara nje gje e tille. Kjo ka ardhur nisur edhe nga demtimet e shumta te lojtareve, por edhe nga nje vemendje e shtuar e klubit per elementin e ri.
Si rrjedhoje bashke me Brahimin e Maliqin, kane luajtur deri me tani Malen, Balajn, Qarrin, Yago, Qato, Krymi, Dodaj, Sala, Juriç, Stojanoviç, Gurishta, Bajrami, Kahrimanoviç, Deliu, Delaj, Alivoda, Çoba, Pusi, Gruda, Jukaj, Tafili, Spahija, Zaganjori, Matouti, Podrimcaku e Beci./www.shkodrasport.com/