Ekipi i Deçiçit i ka bërë një nisje shumë pozitive sezonit të ri në kampionatin malazez, ku në tre javët e para kanë marrë tre fitore rradhazi dhe janë kryesues me pikë të plota. Fitorja e fundit ka qenë ajo në derbin me Buduçnostin në transfertë, sfidë e mbyllur me rezultatin 0-2 në favor të skuadrës nga Tuzi.

Në ndeshjen e fundit me Buduçnostin, autorë të golave ishin Denkoviç dhe mesfushori shkodran Erjon Vucaj, teksa ishte ai që vulosi fitoren 0-2 në transfertë. Kjo ishte fitorja e tretë rradhazi për Deçiçin, duke bërë që ekipi nga Tuzi të kryesojë me pikë të plota kampionatin malazez.

Një sukses ky i merituar, teksa padyshim meritë ka edhe presidenti Pal Dreshaj, i cili edhe pse në një kohë të shkurtër në udhëheqje të klubit, ka bërë që për të tretin vit me rradhë, Deçiç të jetë një ekip lider i kampionatit malazez.

Padyshim qe edhe sivjet, tuzianët do te kerkojne te jene deri ne fund pretendente per titullin kampion dhe kuptohet qe me levizjet e bera edhe ne merkato do ta tentojne fort kete gje, te cilen ne fakt e provuan edhe ne dy sezonet e kaluar dhe ndonese i shkuan afer, nuk ia dolen.
Maringlen ZHIVANI