Paradite kishte lajme se Joan Laporta i ka kërkuar Xavit në mënurë joformale vazhdimin e punës edhe për sezonin e ardhshëm.Tani për të bërë gjërat edhe më të paqarta rreth stolit të Bacelonës, është përkujdesur drejtori sportiv, Deco, i cili i hapi derën vazhdimësisë së Xavit në një intervistë për Catalunya Radio.

“Nuk do të thosha se nuk mund ta zgjatim (vazhdimësinë e trajnerit), sepse nuk kemi asgjë kundër Xavi. Klubi nuk mori ndonjë vendim. Tani, nëse kjo mundësi ekziston, ne do ta diskutojmë kur të jetë momenti”.

“Kur them se nuk po flasim për trajnerin, është sepse nuk po marrim asnjë vendim sepse është herët dhe sepse ka gjëra ende para nesh”, ka thënë Deco.

Vlen të kujtohet se Xavi ka kontratë deri në vitin 2025 me Barcelonën, por duket se Xaci ka vendosur të marr një vit pushim nga puna e trajnerit. /Telegrafi/