Për disa vite ka punuar në Shkodër tek Vllaznia dhe me të ka fituar një titull kampion (viti 2001), një Kupë të Shqipërisë (viti 2008) dhe një Superkupë (viti 2001). Por në Shqipëri ka fituar edhe një trofe tjetër, është shpallur kampion me Adën në futboll për femra në sezonin 2012-2013.
E kemi fjalën për trajnerin malazez Dervish Haxhiosmanoviç i cili nuk ka ardhur në Shkodër thjesht për të punuar. Ai është lidhur ngushtësisht me këtë qytet dhe me këtë skuadër.
Jo më kot e themi këtë sepse edhe tani që nuk ka asnjë interes me Vllazninë, atë e shohim shpeshherë në tribunën e stadiumit “Loro Boriçi” apo dhe në “Reshit Rusi” për të ndjekur dhe mbështetur ekipin shkodran.
Dhe asnjehere nuk kishte deshire per nje vend ne tribunen “VIP”, por ulej aty mes tifozeve, sepse i tille eshte shnderruar tashme edhe ai vete. Fotoja e ketij shkrimi e tregon me se miri kete gje.
Një trajner- tifoz i cili padyshim që ka fituar zemrën e tifozëve shkodranëve të cilët e vlerësojnë maksimalisht për punën e tij tek Vllaznia por edhe ndjenjat që ka krijuar rreth kësaj skuadre.
Si i tillë nuk mund të mungonte as në mbrëmjen e 100 vjetorit të Vllaznisë sepse ka qenë i ftuar pikërisht për kontributin e tij të dhënë për klubin shkodran në vitet që e ka drejtuar atë.
© shkodrasport.com
