Vllaznia është si shtëpia ime dhe prandaj për të jam gjithnjë I gatshëm për t’I shërbyer. Kjo është deklarata e bërë nga trajneri I ri I saj Dervish Haxhiosmanoviç. Ai është prezantuar para skuadrës pasditen e së mërkurës nga drejtori sportiv Armir Grima dhe menjëherë ka nisur punën me të duke vazhduar përgatitjet për kthimin sa më shpejt të situatës. Vetë “Deda” është shprehur se ndodhet në Shkodër ngaqë ka besim për shpëtimin e kësaj skuadre.

“Jam sot në Shkodër për të nisur punë me këtë skuadër ngaqë besoj se Vllaznia do shpëtojë. Nëse do ishte ndryshe, nuk do vija sot këtu për të punuar. Përpos kësaj, ky qytet është bërë shumë i dashur dhe gjithmonë jam i gatshëm për t’i shërbyer. Edhe në këto momente të vështira për të”- ka thënë ai.Ndërkohë, për Haxhiosmanoviç nuk ka shumë kohë për të humbur. Ai ka nisur menjëherë nga puna sepse të dielën do të luajë në Laç ndaj skuadrës vendase dhe natyrisht që do të kërkojë fitoren. Deda e ka të qartë se çfarë do t’u kërkojë futbollistëve të tij për këtë takim e këtë e thotë edhe para mikrofonëve. “Në Laç Vllaznia do të shkojë për të kërkuar fitoren. Jemi një skuadër që nuk kemi frikë askënd. Çfarë do ndryshoj unë? Natyrisht nuk ka shumë vend për të ndryshuar. Thjesht do punoj më shumë në anën psikologjike me futbollistët dhe do shohim gjendjen e secilit prej tyre. Besoj se do bëjmë diçka të mirë, jam i bindur për këtë”- ka thënë ai
Në stërvitjen e sotme pritej që të ishte I pranishëm portieri Vujadinoviç megjithatë ia ka munguar sërish dhe është në dyshim për të qenë I pranishëm edhe në ndeshjen e rradhës me Laçin. Pavarësisht kësaj, Vllaznia në stërvitjen e sotme ka patur në drejtim trajnerin e ri. Ai është Dervish Haxhiosmanoviç, I cili kthehet për herë të pestë për të punuar tek Vllaznia.
© shkodrasport.com