Ka lindur më 24 qershor të vitit 1939. Në Malësi, andej nga vjen ai, fjala që përmendet shpesh kur e kalon njëfarë moshe është “I moçëm”. Në fakt duket se kjo fjalë nuk ka të bëjë me Dedë Bregun. Ndonëse sot mbush 80 vjeç, atë e sheh çdo ditë në stërvitje me mundësit e Vllaznisë duke u munduar të injektojë tek ata pasionin për këtë sport siç e ka patur edhe vetë në rininë e tij.
Natyrisht që sot nuk është e lehtë të bindësh një djalë të rinj të merret me sport. Aq më tepër me mundje, një sport shumë I lodhshëm dhe pa të ardhme. Për më tepër, në një palestër që vetëm emrin e ka të tillë pasi nuk plotëson asnjë kusht për të zhvilluar stërvitje në të.
Po kush është në të vërtetë Dedë Bregu dhe cila ka qenë karriera e tij. Më poshtë, besoj se do të keni mundësinë të lexoni çdo gjë që ka të bëjë me karrierën dhe jetën e tij.
Karriera
Dikush mund ta ketë filluar sportin në moshë të re por për Dedën ka një histori të veçantë. Kontaktin e parë me sportin ai e ka në moshën 21 vjeçare megjithatë ato vite që mund të mos I ketë shfrytëzuar në rini, I ka vazhduar më pas sepse karrierën sportive e ka patur shumë të gjatë, deri në moshën 41 vjeç. Si nisi?
Ka qenë ushtar në Korçë në vitin 1960 dhe gjatë ushtrimeve që bënin, oficerët kanë pikasur talentin e tij dhe e angazhojnë në stërvitjet dhe garat që bënin në mes reparteve ushtarake. Por shumë shpejt do t’I bënin ftesën për të përfaqësuar Skënderbeun dhe Deda e pranon duke u bërë pjesë e këtij ekipi me trajner Leonidha Larën.
Ka qëndruar dy vjet në Korçë, madje gjatë kësaj periudhe e marrin edhe në ekipin e boksit duke u përfaqësuar edhe në kampionatin kombëtar, pikërisht në ekipin korçar që drejtohej nga I madhi Rafael Dishnica dhe duke patur kolegë djemtë e tij, Dhorin e Ilian. “Jam liruar nga ushtria në vitin 1962 dhe I jam futur mundjes klasike duke u rregjistruar me ekipin e Vllaznisë që kishte për trajner në atë periudhë Qazim Elbasanin.
Pjesë e ekipit në atë kohë ishin edhe emra të nderuar si Ymer Gruda, Jonuz Selhani, Hamza Çela, Gjon Gjuraj, Mustafë Martini, kukësiani që ishte ushtar në Shkodër Xhelil Koci, Gjovalin Çuni, Njazi Bushati etj. Kam qëndruar në rradhët e këtij ekipi vetëm një vit sepse për arsye ekonomike, u detyrova të lë sportin, pavarësisht dëshirës së madhe për ta vazhduar atë”- thotë mjeshtri Bregu. Një histori disi e veçantë por edhe e dhimbshme pasi problemet ekonomike desh I mbyllën karrierën një kampioni të ardhshëm.
Megjithatë tek Deda pasioni për këtë sport nuk mund të shuhej lehtë. Në vitin 1967 kur u krijua për herë të parë në Shkodër ekipi I mundjes së lirë, ai rregjistrohet në të. Trajner ishte Hamza Çela dhe karrierën do ta vazhdonte deri në vitin 1980, ndonëse në një moshë të madhe.
Sukseset
Në karrierën e tij të gjatë, Dedë Bregu ka patur jo pak suksese. Kuptohet që vëmendja më e madhe përqendrohet tek trofetë e fituar. Duke nisur natyrisht nga titujt kampion të cilët janë katër si individ. Të parin e ka marrë në vitin 1972 në kampionatin e zhvilluar në Peshkopi duke konkurruar në peshën e mesme deri 82 kg, të dytin në vitin 1973 në kampionatin e zhvilluar në Lushnjë, titullin e tretë në vitin 1974 në kampionatin e zhvilluar në Shkodër dhe të katërtin e të fundit, po në Shkodër më 1975.
Po ashtu, ka arritur të fitojë një herë edhe Kupën e Republikës, pikërisht në vitin 1972 në garat e zhvilluara në Tiranë. Gjithsej në karrierën e tij Dedë Bregu ka arritur të dalë 10 herë në finalet e kampionatit, duke fituar katër prej tyre, pa lënë mënjanë kurrsesi edhe një Kupe Republike të fituar. Puna e nisur me Hamza Çelën, ka njohur rritje jo vetëm për këtë sportist por edhe për të tjerë me ardhjen në krye të ekipit të trajnerit Eljaz Ahmeti, Mjeshtër I Merituar I Sportit.
Karriera e Dedë Bregut do të vazhdonte në këtë mënyrë deri në vitin 1980 kur do të zhvillonte garën e tij të fundit pikërisht në moshën 41 vjeçare. Po atë vit, pas lënies së sportit, ai do të fillonte punë në klubin Vllaznia si trajner I paratërinjve duke punuar kësisoj përkrah Eljaz Ahmetit që kishte sërish të rriturit dhe Gjon Lekës që kishte të rinjtë.
Emocionet e karrierës
Në një karrierë kaq të gjatë kuptohet që ka Brenda shumë emocione. Fitoresh por edhe distatash sepse ata janë të pranushme sidomos në një sport që ka nxjerrë kampionë të mëdhenj. Dedë Bregu megjithatë ka arritur të jetë një sportist I niveleve konkurruese, duke u shpallur disa herë kampion I Shqipërisë.
I pyetur për momentin më të bukur të karrierës së tij, ai do të shprehej: “Ndeshja që më ka mbetur në mendje edhe sot e kësaj dite, ka qenë finalja e kampionatit të vitit 1974, finale kjo që zhvillohej në pallatin e sportit në Shkodër. Përballë meje ishte mundësi kukësia I Përparimit Nuhi Morseli, të cilët tifozët e këtij qyteti e thërrisnin “Pelivani” ngaqë në tapet ishte gjithnjë triumfues me një mënyrë origjinale të dominimit në luftën sportive.
Fakti që ndeshja ishte në Shkodër më dha më shumë krahë, megjithatë e shikoja qartë se edhe tifozët shkodranë ishin të bindur se këtë ndeshje do ta humbja. Ndodhi e kundërta. U mobilizova shumë dhe arrita ta mund duke u shpallur unë kampion I Shqipërisë për atë vit. Një ndeshje e paharruar për mua”. Kjo ka qenë ndeshja më bukur por ka patur edhe ndeshje që kanë mbetur në mendjen e kampionit Bregu si moment më I keq I karrierës së tij.
“Zhvilloja një ndeshje finale në Korçë ndaj një mundësi vendas. Udhëhiqja ndeshjen me rezultatin e thellë 12-0 dhe mendova se fitorja ishte punë e kryer. Nënvleftësimi më kushtoi shumë sepse në fund të ndeshjes kundërshtari më mundi. Nuk mund ta besoja se ndodhi kështu por unë e pësova nga nënvlerësimi”- thotë mjeshtri Bregu.
Karriera si trajner
E ka nisur në vitin 1980 dhe e vazhdon sërish këtë detyrë të stërvitjes së sportistëve të rinj. Dedë Bregu është ndoshta trajneri më jetëgjatë sa I takon viteve të kohëzgjatjes së karrierës, plot 35 vjet, ndonëse me një periudhë shkëputje disavjeçare për shkak të shkrirjes së ekipeve të mundjes në Shkodër pas viteve ’90.
“E kam nisur me paratërinjtë në vitin 1980 dhe e kam drejtuar atë ekip deri në vitin 1990 kur filluan lëvizjet demokratike në Shqipëri dhe sporti I mundjes u shkri. Gjatë këtyre viteve, kam dalë bashkë me ekipin 5 herë kampion I Shqipërisë. Me rifillimin e sportit të mundjes në klubin Vllaznia në vitin 1998, u vura në krye të ekipit me idenë e ndryshimit të gjërave por që sot e asaj dite, përveç pasionit, shumë pak gjëra janë rregulluar.
Kemi fituar një titull kampion me moshat në Pukë si dhe dy tituj të tjerë në Tiranë. Pas viteve ’90 kam stërvitur mundës shumë të mirë ku do të veçoja mbi të gjithë Jetmir Elezin, më I forti nga ata që kam stërvitur unë. Por pa lënë mënjanë edhe Mirsad Dekovin, Nazmi Cekën-një talent I rrallë, Nazmi Elezin me të cilin sot punoj si trajner, Qamil Bajramin kampionin aktual por edhe Gent Haxhinë, Ilir Agën dhe Emiljan Lekën”- thotë Deda.
Miqtë e tij të sportit
Në karrierën shumëvjeçare kuptohet që ka patur edhe shumë miq. Deda ka qenë gjithnjë I dashur dhe kuptohet që mes gjithë mundësve, ka patur edhe nga ata me të cilët ka ruajtur raporte disi më të mira. Këta të fundit kanë qenë pikërisht Fran Topalli 2 herë kampion I vendit, Mhill Zefi shoku më I ngushtë I tij, bashkëfshatar nga Gruda me të cilin udhëtonin çdo ditë me biçikleta për në stërvitje në Shkodër, Isa Vejuka 2 herë kampion, Tasim Rexha 3 herë kampion I vendit, Tonin Dema 5 herë kampion, Bashkim Gruda, Zyber Rexha e Selaudin Rexhepi.
Megjithatë pa lënë mënjanë edhe Rrok Bardelin, Agustin Mhillin, Kolec Lisin, Tom Araçin, Artur Sukajn dhe Ismet Hakën. Dedë Bregu në karrierën e tij si sportist, ka patur fatin të punojë me dy trajnerë të mëdhenj, Hamza Çelën fillimisht dhe Eljaz Ahmetin më pas, për të cilët ruan një respekt të veçantë.
Tituj dhe vlerësimet
Karriera e tij e pasur, trofetë e shumta të fituara, natyrisht që kanë marrë edhe vlerësimet nga institucionet përkatëse. Duke filluar nga titulli I lartë “Mjeshtër I Madh I Punës”, akordi nga Presidenti I Republikës, Mjeshtër Sporti, titulli “Mirënjohja e Qytetit të Shkodrë”, titullin “Qytetar Nderi” I Komunës Rrethina, “Nderi I Federatës së Mundjes”, “Medalje Argjendi” nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve apo dhe “trajneri më I mirë I Republikës” në vitin 2011 si dhe “trajner më I mirë I klubit Vllaznia” më 2012. Të gjithë këto tituj e vlerësime megjithatë nuk I kanë dhënë atë çfarë ka kërkuar dhe merituar: “Pensionin e posaçëm”, çka do ta ndihmonte në jetën e tij në këto vite të pleqërisë.
Familje sportistësh
Deda përveçse vetë, ka injektuar edhe tek fëmijët pasionin për sportin. Të gjithë janë marrë me sport por natyrisht që kulmin e ka arritur e bija, kampionia dhe rekordmenia e madhe e atletikës, Vera Bregu. Një atlete e jashtëzakonshme, kampione e padiskutueshme për 10 vjet me rradhë në disa disiplina sportive, madje ajo edhe sot e kësaj dite mban tre rekorde kombëtare, atë të kërcimit së gjati me 6.53 m, të kërcimit trehapësh me 13.50 dhe të stafetës 4 x100 m.
Të tre këta rekorde kanë mbi 25 vjet që janë vendosur dhe ende nuk janë thyer, çka tregon për nivelin e lartë të sportistes që I ka arritur. Vera, vajza e Dedës, ka qenë pjesmarrëse në Olimpiadën e Atlantës në vitin 1996, e përpos këtij fakti, është atletja që ka marrë plot 17 medalje në arenën ndërkombëtare. Jo më kot është përzgjedhur si “atletja e shekullit” nga klubi Vllaznia. Ajo ka lënë gjurmë të thella në atletikën shqiptare, falë punës së bërë me trajnerin e shkëlqyer Vildan Tufi, falë talentit të saj, por edhe mbështetjes të jashtëzakonshme të të atit- Dedës.
Megjithate, perveç Veres, per t’u evidentuar eshte edhe karriera e dy femijeve te tjere te ketij kampioni. Djali- Paulini, ka qene basketbollist me te rinjte e Vllaznise me trajner Asllan Gjyrezin dhe me pas shkon ushtar ku aktivizohet me Dinamon por pas perfundimit te ushtrise e le sportin per arsye te ndryshme. Vajza tjeter- Mira, zgjodhi volejbollin dhe u aktivizua per 5 vite me rradhe me ekipin e Vllaznise nen drejtimin e trajnerit Mark Grimci.
Megjithate Deda tashme ka nje merak tjeter. Ai krenohet edhe sot e kësaj dite me sukseset e së bijës, Veres por edhe te dy femijeve te tjere, megjithatë ish- kampioni I mundjes sot përveçse vazhdon të stërvisë sportistë të kësaj disipline, është I angazhuar edhe me volejbollin. Kjo ngaqë nipi I tij Klaudio Preka, djali I vajzës tjetër, konsiderohet një element me shumë perspektivë I ekipit të të rinjve të Vllaznisë. S’ka ku shkon më bukur tek kjo familje me tre breza sportistësh.
Biçikleta e kampionëve
Ndodh vetëm në Shqipëri. Dedë Bregu, mundësi 4 herë kampion I vendit dhe e bija- Vera, kampione dhe rekordmene e padiskutueshme në atletikë, për shumë e shumë vite kanë ardhur nga Gruda, fshati ku kanë jetuar dhe që ndodhet rreth 8 km larg qytetit të Shkodrës, me biçikletë. E paimagjinueshme por një sakrificë e jashtëzakonshme. Mbi të gjitha e njeriut që sot është 76 vjeç por që gëzon shëndet të plotë.
“Ishte një sakrificë e madhe. Mirë në periudhën kur unë isha sportist e më pas edhe si trajner, por më të vështirat kanë qenë 10 vitet kur sillja Verën në stërvitje. Ka ndodhur kështu nga mosha 10 vjeçe deri në moshën 20 vjeçe kur ajo u martua dhe për të kujdesej bashkëshorti”- thotë Deda. Periudhën tjetër, “taksia” ishte biçikleta e të atit. Ndoshta, nëse ekziston, ajo biçikletë mund të jetë për muze sepse ka mbajtur mbi vete kampionë dhe rekordmene. Ky është pasioni I madh I shkodranëve për sportin dhe po ashtu edhe shpërblimi që ata kanë marrë.
76 vjeç por ende stërvit mundësit e Vllaznisë
Vitet kalojnë por pasioni për sportin e mundjes vazhdon. Dedë Bregu është çdo ditë stërvitje duke qenë përkrah trajnerit Nazmi Elezi që drejton ekipin e Vllaznisë. Për 76 vjeçarin nuk ka asnjë ditë mungesë. Angazhim dhe përkushtim maksimal për të nxjerrë kampionë në këtë sport ashtu siç ka ndodhur vite më parë.
Aktualisht Vllaznia e ka një kampion, Qamil Bajramin që është shpallur edhe sportisti më I mirë I kampionatit vitin e kaluar. Bregu mendon se mund të ketë edhe të tjerë, paçka se kushtet ku stërviten këta sportistë janë skandaloze megjithatë ata janë në pritje të përfundimit të stadiumit “Loro Boriçi” ku edhe mundja mendohet të ketë palestrën e saj modern. Dhe kur të ndodhë kjo, kampioni Bregu do të ndjehet I lehtësuar sepse ky është pengu I madh I tij prej vitesh.
Përgatiti: Gjergj KOLA